
Universiteti Barleti fton të gjithë maturantët e apasionuar pas arkitekturës dhe dizajnit të bëhen pjesë e “Konkursit të Talentit”
– një platformë e dedikuar për zbulimin dhe mbështetjen e krijimtarisë suaj.
Ky konkurs zhvillohet në ambientet tona dhe ofron një përvojë të vërtetë akademike.
Pjesëmarrësit do të punojnë mbi një temë specifike në auditor, duke përdorur mjete profesionale brenda një afati prej 1–2 orësh.
Filloni rrugëtimin tuaj profesional në një universitet që mbështet talentin!
Ju presim!



